Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele.
“Tuttosport” ka njoftuar të martën, se Juventusi ka kontaktuar Lyonin për sulmuesin, i cili ka kërkuar largimin nga ekipi francez këtë verë.
Dembele ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm dhe Lyoni po kërkon rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.
26-vjeçari sezonin e shkuar shënoi 22 gola në të gjitha garat për Lyonin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018.
Krahas Juventusit, interesim për francezin kanë shfaqur edhe Borussia Dortmundi e Evertoni.