Juventusi thuhet se po shtyn të finalizojë një marrëveshje për Memphis Depay pas lëndimit zhgënjyes të Angel Di Maria në ndeshjen e javës së parë të Serie A.
34-vjeçari argjentinas me sa duket do të jetë jashtë fushës për rreth 20-25 ditë për shkak të një dëmtimi në aduktor, duke e shtuar krizën e lëndimeve te Zonja e Vjetër.
Me figura të tjera kyçe si Paul Pogba dhe Federico Chiesa të lënduar tashmë, Juventusi ka filluar të shqetësohet për numrin e kufizuar të opsioneve në dispozicion të Massimiliano Allegrit.
Sipas Calciomercato.com, Juventusi ka filluar të intensifikojë bisedimet e tyre me Depay teksa po përpiqet të arrijë një marrëveshje me holandezin së shpejti.
28-vjeçari ende duhet të zgjidhë përfundimin e kontratës me Barcelonën dhe vetëm disa milionë duket se i ndajnë dy palët.
Juventusi po përballet me konkurrencën për Depay, me zërat që sugjerojnë se si Chelsea ashtu edhe Tottenham janë të interesuar, por ata tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje në parim me sulmuesin holandez, të cilit do t’i jepet një kontratë dyvjeçare me vlerë rreth 6 milionë euro neto në sezon.
Bianconerët janë gati të mbyllin plotësisht një marrëveshje pasi Depay të ketë zgjidhur situatën e kontratës së tij me Barcelonën.