“Ka momente që e shtrëngoj karrigen”, Konjufca tregon kur i reziston debateve në Kuvend

“Ka momente që e shtrëngoj karrigen”, Konjufca tregon kur i reziston debateve në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar se kur i mungojnë më shumë pjesëmarrjet në debate parlamentare.

Konjufca ka qenë njëri ndër deputetët që është përfshirë në shumë debate parlamentare ndër vite, por që prej marrjes së postit të ri, më shumë njihet për batuta që lëshon gjatë seancave dhe ikjes prej konfrontimeve.

Konjufca e pranon se i mungon debati kuvendar.

“Ka momente që e shtrëngoj karrigen”, thotë ai duke treguar edhe momentet kur i ndodh kjo.

“Ka momente kur dëgjon pretendime të pabazuara në debatin kur ka qëndrime karshi Serbisë që janë shumë pretendime të pabazuara”, shton Konjufca.

Njëri ndër nënkryetarët e VV-së po ashtu shton se tanimë është mësuar me pozitën e re dhe i lë debatet potenciale të kalojnë.

“Mu ka rritur imuniteti”, thotë ai me sarkazëm në T7.

Related Articles