Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës kanë njoftuar se një person i panjohur ka grabitur nga një person 40 euro, nën kërcënimin e armës së ftohtë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia nuk ka arritur ta gjejë sulmuesin, ndonëse hetimet po vazhdojnë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Kaçanik, 15.06.2021-03:50. Viktima mashkull kosovar punëtor i pompës se derivateve ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës se ftohte-thikës i ka grabit 40 euro dhe është larguar ne drejtim të panjohur.”/Gazeta Enigma.