Kaçanik: Policia ia konfiskon pistoletën një 16-vjeçari (Foto)

Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 14:40 në lagjen ‘’Dushkajë’’ të kësaj komune kanë ndaluar një 16-vjeçar me inicialet SH.K, tek i cili bëhet e ditur se është gjetur një pistoletë me tre fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma është konfiskuar, ka njoftuar policia.

Related Articles