Këtë të enjte njësiti i urdhëresave të gjykatës, në bashkëpunim me patrullën policore dhe njësinë e sektorit në Kaçanik, ka realizuar një aksion policor në fshatin Gërlicë e Epërme, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të policisë gjatë këtij aksioni është arrestuar një person A.P (M/K), i moshës 32 vjeç, i cili kërkohej me dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, njëra me 90 ditë dhe tjetra 54 ditë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas kompletimit të procedurave dhe dokumentacionit përkatës, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të organeve të drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.