Analistja, Donika Kadaj-Bujupi, në Pressing të T7, ka thënë se Kosova duhet të bëjë gjithçka për ta evituar luftën.
Por shton se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të vazhdohet që të refuzohet nga kryeministri Albin Kurti.
“Kosova duhet me bo gjithçka për me evitu luftën, por njëkohësisht kryeministri Kurti duhet me vazhdu me refuzu Zajednicën”, ka thënë ajo.
Ndërkaq në lidhje me raportimet e medias zvicererane NZZ se në Zvicër “janë zhvilluar takime sekrete mes Kosovës dhe Serbisë”, Kada-Bujupi, tha se ka dallim me bisedimet sekrete së të kaluarës.
“Më parë është biseduar në mënyrë sekrete pasi politika i ka pranuar kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa tani është e kundërt, Qeveria po i refuzon kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës po ashtu tha se është raportuar se këto takime kanë ndodhur për ta evituar përshkallëzimin.