Trajneri kroat: Askush nuk mund të ma ndalojë t’ju them faleminderit çlirimtarëve

Trajneri kroat: Askush nuk mund të ma ndalojë t’ju them faleminderit çlirimtarëve

Futbollistët dhe trajnerët e Kroacisë vazhdojnë të priten si heronj pas medaljes së bronztë në Kupën e Botës. Pos pritjes madhështore në Zagreb, të dielën mbrëma, pritje atyre po u bëhet edhe në qytetet prej nga vijnë. Të enjten ka pasur pritje për kroatët në qytete të ndryshme të Kroacisë.

Selektorit Zlatko Daliq i është bërë një pritje e ngrohtë në Varazhdin. Ai pas një fitoreje në Katar kishte thënë se ajo i kushtohet çlirimtarëve. Kjo deklaratë e Daliqit kishte bërë bujë. Ndërkohë Daliq për falënderimin ndaj çlirimtarëve ka folur edhe të hënën.

“Askush nuk mund të më ndalojë në Kroaci që t’iu them faleminderit çlirimtarëve. Ata janë meritorë që jemi sot këtu. Sikur mos të ishin ata nuk do të isha as unë, as reprezentacioni, as ne. Falënderim i madh atyre njerëzve. Jam krenar dhe jam i lumtur që jam selektor”, ka thënë Daliq.


Related Articles