Kadri Veseli është liruar nga burgu në Hagë.
Mitropol ka mësuar ekskluzivisht se ai ndodhet në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.
Burime të afërta të Mitropol bëjnë të ditur se Veseli është liruar nga Haga me kusht, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë policinë e Eulex-it.
Mitropol ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e PDK-së por telefoni i tij ka qenë i paqasshëm.
Siç mëson Mitropol Kadri Veseli do qëndroj në Kosovë për tri ditë.