Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, pas rrahjes në Kuvend, se përleshjen e ka filluar kabineti qeveritar, e jo opozita.
Sipas saj gjuajtja me ujë e kryeministrit është veprim demokratik dhe çdo gjë do t përfundonte aty nëse ministrat e Kurtit nuk do t’i sulmonin deputetët.
Kadriaj deklaroi se krahasuar me veprimet e Vetëvendosjes në të kaluarën, gjuajtja me ujë nuk është asgjë.
“Deputetët janë sulmuar nga ministrat e Kurtit. Shihet se si ka filluar sherri. Sherri është filluar nga vetë kabineti qeveritar”.
“Nëse i shohim veprimet e Vetëvendosjes në të kaluarën, gjuajtja e ujit nuk është asgjë. Është demokratike”.
“Kishte qenë mirë të mos vazhdohet seanca sepse nuk janë kushtet”, u shpreh Kadriaj.