Kadriaj: Për dështimet e saj, Haxhiu duhet të propozohet për çmimin Nobel

Kadriaj: Për dështimet e saj, Haxhiu duhet të propozohet për çmimin Nobel

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, ka ironizuar sot pas seancës së Kuvendit, duke deklaruar se “kandidatja e Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, duhet të propozohet për çmimin Nobel”, raporton Gazeta Enigma.

Çmimi duhet t’i jepet asaj “për dështim të njëpasnjëshëm dhe vazhdimin e VV-së për të njëjtin kandidat”, potencoi Kadrijaj.

Kadrijaj ka njoftuar se do t’i dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese komente shtesë mbi çështjen e votimit të fshehtë.

“Tash i dorëzojmë dhe normal dëshirojmë që me u fuqizu kërkesa parapake”, ka thënë ajo.

Related Articles