Diçka e pazakontë i ka ndodhur një qytetari, i cili ka zgjedhur të pijë kafen në një lokal në veri të Mitrovicës, ku pronar është një serb, shkruan Gazeta Enigma.
Qytetarit të cilit iu shërbye kafeja, i erdhi edhe një kupon fiskal i cili për shërbimin, kërkonte pagesë me dinarë serb.
Në kuponin fiskal të cilin qytetari edhe e ka dokumentuar me pamje filmike, shënonte data e vitit 2010.
Më 1 shkurt të vitit që lamë pas, hyri në fuqi rregullorja e BQK-së, e cila përcakton se euroja është valuta e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë dhe për transaksionet e pagesave.
Me këtë rregullore është ndaluar edhe dinari serb, i cili deri më tash ka qarkulluar në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, sepse qytetarët serbë, në këtë valutë, kanë pranuar pagesa të ndryshme nga buxheti i Serbisë: rroga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë e të tjera.