Kajtazi: Droni “Autochthonous” u lëshua në Beograd nga serbët dhe rusët

Kajtazi: Droni “Autochthonous” u lëshua në Beograd nga serbët dhe rusët

Analisti dhe gazetari, Vehbi Kajtazi, është shprehur se droni “Autochthonous” është lëshuar në Beograd nga serbët dhe rusët.

Ai u shpreh se personi që ka thënë se e ka lëshuar këtë dron, sipas Kajtazit nuk ka lidhje me këtë.

“Kur ka ndodhur ndeshja Shqipëri-Serbi në Beograd, ai baneri autokton me figurën e Ismal Qemalit, ai është bërë nga shërbimi rus, me serbët”.

“Nuk ka pasur lidhje ai tipi që doli tha e kam lëshuar unë, hiç nuk ka pasur lidhje me atë punë. Ai flamur, ato dy figura janë krijuar, janë prodhuar prej serbëve dhe rusëve të cilët janë lëshuar me dron nga një pozicion i saktë, që është te një kishë aty, ka hetim, ka raport, ka gjithçka, e detajizuar është. Ajo ka qenë përpjekja e parë e Serbisë që neve të na fusë në një konflikt kështu të jashtëzakonshëm”, është shprehur tutje Kajtazi në emisionin “Rubikon”.

Related Articles