Me çka e shoqëronte kafen presidenti Ibrahim Rugova, tregon kamarieri i presidencës

Me çka e shoqëronte kafen presidenti Ibrahim Rugova, tregon kamarieri i presidencës

Mehdi Malaj, kamarier në presidencë ka rrëfyer se si i shërbejnë presidentit të vendit.

I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai tregon se kafen e parë në presidencë ia ka shërbyer ish-presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2004.

Malaj thotë se të Rugova gjithmonë është shërbyer paraprakisht Coca Cola pastaj kafja.

E kafja e pëlqyer e Rugovës sipas tij ka qenë expresso.

“Me presidentin Rugova ka qenë ndjenjë shumë e veçantë. Presidentin Rugova e kam shërbyer për herë të parë në bufen e Kuvendit në vitin 2004. Rugova është shërbyer njëherë me Coca Cola pastaj me kafe. Rugova ka pirë expresso”, ka thënë ai.

Malaj tregon se para se të hyjnë kamarierët në vendin ku qëndron presidenti, ata kontrollohen, ndërsa kanë përgjegjësi të madhe gjatë shërbimit.

Ndërsa thotë se pas shërbimit e ka pasur mundësinë ndonjëherë që të flet edhe me Rugovën.

“Kamarieri si të dalin mediat, vazhdon me procedura e kamarierit që mund të zgjasin varësisht nga numri i delegacionit. Kur ka mysafirë të nivelit të lartë kërkohet më shumë përgjegjësi”, ka deklaruar ai.

Related Articles