Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se pohimet e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Alesandër Vuçiq.
“Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht”.
“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”,ka thënë Kamberi në rrjetin social Facebook./Gazeta Enigma/