Kamberi merr letër edhe nga Kos lidhur me trajtimin e shqiptarëve nga Serbia

Kamberi merr letër edhe nga Kos lidhur me trajtimin e shqiptarëve nga Serbia

Deputeti i vetëm në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se ka marrë përgjigje nga eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos rreth çështjes së trajtimit të shqiptarëve që jetojnë në Luginë.

Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook se Kos e ka siguruar në një letër se BE po e përcjellë nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi dhe ka konfirmuar se” Kapitulli i 23 është i rëndësishëm për rrugëtimin e Serbisë drejtë BE-së”.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”.

“Lidhur me çështjen specifike të ‘pasivizimit’ të adresave, kemi theksuar në raportin tonë të Paketës së Zgjerimit për vitin 2024 për Serbinë nevojën që autoritetet të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen verifikimet e statusit të qëndrimit, gjë që po rezulton në ‘pasivizimin’ e disa adresave dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar”, tha Kos në letrën e publikuar nga Kamberi.

Related Articles