Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka reaguar pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.
Kamberi thotë se Blinken ka qenë i qartë në kërkesën e tij që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.
„Vuçiq duhet të vendosë“, ka shkruar Kamberi.
Sipas tij, nëse dështohet me përfilljen e kërkesës së SHBA-së, mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore që mundësohet sipas Marrëveshjes së Kumanovës.
Zona e Sigurisë Tokësore (GSZ), përkufizohet si një zonë prej 5 kilometrash nga kufiri i Kosovës drejt territorit të Serbisë dhe sipas kësaj Marrëveshje forcat serbe s’mund të hyjnë, rihyjnë apo mbeten brenda territorit të Kosovës ose Zonës së Sigurisë Tokësore.
Secretary Blinken clearly said "withdraw the army from the Kosovo border". Vucic must decide.
Failure to comply may result in reinstatement of the Ground safety Zone. The Kumanovo Agreement enables this.— Shaip Kamberi (@shkamberi) September 30, 2023