Policia në raportin e saj 24 orësh bënë të ditur se është arrestuar një person kjo pasi në lokalin e tij po kryheshin veprimtari ilegale të lojërave të fatit.
Pas inspektimit të inspektorëve komunal janë konfiskuar pajisje të cilat janë përdorur për bixhoz.
Sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Kamenicës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij po kryente veprimtarinë ilegale të lojërave të fatit. Në lokalin e të dyshuarit, nga inspektorët komunal janë konfiskuar pajisjet të cilat kanë shërbyer për këtë vepër”.
“Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor” thuhet në raport./Gazeta Enigma/