Kameramani Sylejman Kllokoqi i kthehet profesionit pas vështirësive shëndetësore

Kameramani Sylejman Kllokoqi i kthehet profesionit pas vështirësive shëndetësore

Kameramani Sylejman Kllokoqi i është kthyer profesionit të tij prej kameramani.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar disa fotografi nga qyteti i Mitrovicës ku shihet me kamerë dhe pajisje të tjera që janë të nevojshme për profesionin e tij.

Në një prononcim për klankosova.tv ai tregon se para shtatë muajsh ka pësuar një sulm në tru i cili ka bërë që t’i bllokohet njëra dorë dhe njëra këmbë.

“Kam pasur sulm në tru para shtatë muajsh. Mandej kam qëndruar në spital të Prishtinës për shtatë ditë dhe kam pasur një operim të karotides dhe pas shtatë muajsh trajtimi më është përmirësuar gjendja dhe sot për herë të parë iu ktheva punës si kameraman”.

Kameramani Kllokoqi punon si video gazetar në agjencinë e lajmeve Associated Press.

Kujtojmë se ai ka të botuar edhe librin e tij të titulluar “Me kamerë në shtatë luftëra”.

Related Articles