Zyrtare: Bastien Toma huazohet në Portugali te Paços Ferreira

Zyrtare: Bastien Toma huazohet në Portugali te Paços Ferreira

Futbollisti i Genkut, mesfushori Bastien Toma, është huazuar në Portugali te Paços Ferreira.

23-vjeçari nuk luajti asnjë minutë nën drejtimin e trajnerit Wouter Vrancken te Genku në Belgjikë.

Në Portugali kalon si i huazuar sërish, pasi ka kontratë me klubin belg deri në vitin 2024.

Genkut i ishte bashkuar në vitin 2020 dhe që nga ajo kohë ka luajtur gjithsej 24 ndeshje.

Klubi portugez ka të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Në sezonin e kaluar ai luajti te St. Gallen, ku zhvilloi 29 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe dy asistime.

Related Articles