Kamerat e sigurisë të vendosura në një shtëpi private në Florida, kanë kapur momentin kur objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi të madhe në qiell.
William Fuentes nga brigjet e Palm Beach, ka thënë për Fox 35 se kishte shikuar pamjet e kamerave ndoshta mbi 100 herë. Madje i ka bërë edhe fotografi për t’i analizuar më mirë.
“A janë dronë, apo zogj – mund të jenë edhe lakuriq, kush e di? Gjithçka ju shkon nëpër mendje. Por në fund, nuk mund të shpjegoja se çfarë ishte”, shtoi ai.
Në pamje shfaqen dy objekte që fluturojnë në mënyrë të sinkronizuar nëpër palma. Ato ishin shumë afër njëra-tjetrës para se të ngjiteshin lart.
E Csaba Palotai, profesor dhe njëherit kreu i programit për fizikë aero-hapësinore dhe shkenca hapësinore në Florida, e ka quajtur këtë “shfaqje” si “fenomen mbresëlënës”.