Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku pran liqenit të Badovcit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në aksident janë të përfshir një kamion dhe një autobus, ku kamioni ka qenë në lëvizje kur ka goditur autobusin.
Në media u raportua se nga përplasja është dëmtuar pasqyra e autobusit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Policia është prezent në vendin e ngjarjes.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për detaje lidhur me aksidentin por deri në këto momente nuk ka marrë përgjigje. /Gazeta Enigma/