LVV bën thirrje për vaksinim: Bashkë ia dalim

LVV bën thirrje për vaksinim: Bashkë ia dalim

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit, duke thënë se vetëm ky proces ruan shëndetin publik.

LVV, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se Qeveria tashmë ka marrë masat e nevojshme për frenuar përhapjen e virusit, por se kjo betejë është e përbashkët dhe si e tillë edhe duhet luftuar.

“708,327 doza të vaksinës kundër virusit COVID-19 janë administruar deri më tani. Numri i të vaksinuarve është në rritje dhe tashmë është kaluar shifra e 100 mijë vaksinimeve në javë, por thirrja për t’u vaksinuar duhet vazhduar. Vetëm vaksinimi na mbanë të shëndetshëm e të fortë ndaj virusit, andaj ftoni të gjithë të afërmit e shoqërinë që ende nuk kanë caktuar terminin për vaksinim, ta bëjnë një gjë të tillë”, është shkruar në postimin e LVV-së.

Masat e reja që mori Qeveria Kurti kanë hyrë në fuqi nga 20 gushti.

Related Articles