Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 81:70 (17:21, 29:18, 19:12, 16:19), në xhiron e pestë të elitës së basketbollit.
Çereku i parë ishte kryesisht e barabartë deri në fund, ku mysafirët ishin më të mirë dhe e fituan këtë pjesë 17:21, transmeton Klankosova.tv.
Por, më pas, kampionët treguan fuqinë, duke përmbysur rezultatin, për të kaluar në epërsi 42:32, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 46:39.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke thelluar epërsinë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 65:51.
Në dhjetë minutat e fundit, vendasit menaxhuan lojën dhe epërsinë për të triumfuar 81:70.