Shpëtohet jeta e futbollistit (VIDEO)

Shpëtohet jeta e futbollistit (VIDEO)

Futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Erand Bacaliu përjetoi një situatë të vështirë në fillim të ndeshjes kundër Istogut të shtunën pasdite, pas një dueli në ajër me kundërshtarin.

Ai ra në tokë pa ndjenja. Në mungesë të ekipit mjekësor, u ra hise të ndërhyjnë fizoterapeutët e të dyja skuadrave.

18 vjeçari ka kërkesë që secili klub të mos fillojë lojën pa pasur ekipin mjekësor në stadium. Fizoterapeuti prizrenas tha se falë punës së tyre të shpejtë arritën ta shmangin më të keqën. E nga klubi prizrenas thonë se situata me Bacaliun që luan për junor, ishte fort e pakëndshme.

Por konfirmojnë se kërkesa për autoambulancë bëjnë për secilën kategori të lojëve. Qendërmbrojtësi mori ndihmë më pas edhe në spitalin e qytetit dhe të dielën ishte shendetplotë.

Related Articles