Kancelari austriak, Karl Nehammer, gjatë qëndrimit në Pragë, ka deklaruar për medie se “Bashkësia politike evropiane nuk besoj se shtyn afrimin e Ballkanit me BE-në, ndërsa përparimi në rastin e Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me bisedime”.
Ai potencoi se në lidhje me rastin e Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përparime vetëm përmes bisedimeve mes palëve.
Kancelari austriak Karl Nehammer theksoi se formati i ri i krijuar i Bashkësisë politike evropiane, nuk beson se mund të shtyjë ofrimin e Ballkanit perëndimor drejt Bashkimit Evropian, por do ndodhë e kundërta ajo mund të përshpejtojë atë proces, transmetojnë mediet.
Sipas Nehammer, formatet e këtilla janë të nevojshme me qëllim të forcimit të lidhjeve me sistemin e vlerave dhe ekonominë mes vendeve, por tërhoqi vërejtjen se qysh tash pritjet nga kjo janë të tepërta.
“Sikur në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, nuk mund të sforcohet gjithsesi përparimi, kjo mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve mes palëve”, tha Nehammer.
Ai nënvizoi se se Serbia aktualisht ndodhet “në boshllëkun” ndërmjet Rusisë dhe perëndimit i cili kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës”.
Kancelari austriak shpreh qëndrimin se pikërisht në çështjet si këto, Bashkësia politike evropiane mund të ndihmojë