Kancelari gjerman: Europa nuk duhet të frikësohet nga Putini

Kancelari gjerman: Europa nuk duhet të frikësohet nga Putini

“E ardhmja nuk u përket nostalgjikëve apo revizionistëve, që ëndërrojnë lavdinë kombëtare apo atyre që dëshirojnë një fuqi imperialist”e, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në seancën plenare të PE me rastin e Ditës së Europës.

”Rreth 2 200 kilometra në verilindje nga këtu ku jemi, Putin vendos tanke, raketa dhe ushtarë. Le të mos frikësohemi, por të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme”, shtoi ai.

”BE-ja jonë, uniteti në diversitet, është siguria më e mirë kundër kthimit të një të shkuare ku fitonin vetëm të fortët. Mesazhi ynë është se e kaluara nuk do të fitojë ndaj së ardhmes dhe e ardhmja jonë është Bashkimi Europian”, theksoi kancelari.

”Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës është një sulm ndaj vlerave tona, ndaj respektit për të drejtën ndërkombëtare, për vetëvendosje. Së bashku ne duhet mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

”Të gjithë jemi gati të diskutojmë sanksionet e reja, do të jetë hapi tjetër, por jo i fundit”, shtoi Scholz duke folur edhe për masat e reja të BE-së kundër kompanive kineze që ndihmojnë Moskën.

Related Articles