Kandidatët për asamblenë komunale të Gjilanit nga Partia e Drejtësisë ftojnë qytetarët për mbështetje

Kandidatët për asamblenë komunale të Gjilanit nga Partia e Drejtësisë ftojnë qytetarët për mbështetje

Takimi me kandidatët për asamblenë komunale të Gjilanit e bëri edhe më premtues punën dhe angazhimin e gjithsecilit gjatë këtij muaji të fushatës sa zgjati ajo, thuhet në komunikatën e PD-së në Gjlian.

Komunikata e plotë:

Në këtë zgjedhje lokale të këtij viti Partia e Drejtësisë hyri më e përgatitur dhe me një program të qartë për rolin e saj në strukturat vendimmarrëse të Komunës së Gjilanit.

Ajo duke u ballafaquar përditë me kërkesat e shumta që kanë qytetarët ndaj politikës në përgjithësi, ndërtoi një platformë gjithëpërfshirëse dhe hyri në zgjedhje, me synimin që PD-ja të kthehet aty ku e ka patur gjithmonë vendin.

Partia e Drejtësisë në Gjilan e organizuar dhe reformuar premton angazhimin e saj në strukturat e asamblesë komunale gjithmonë në favor të qytetarëve dhe duke dhënë kontributin e saj të çmuar në sektorët ku ajo do të jetë e pranishme.

Kryetari i degës, Skender Berisha së bashku me kandidatët për asamblenë komunale bëjnë thirrje që të mbështesin Partinë e Drejtësisë duke bërë të mundur që vlerat etike dhe morale të ruhen edhe më tej, ashtu siç i kanë ruajtur brezat e tërë.

Partia e Drejtësisë është një pasurie kombëtare dhe duhet ruajtur dhe mbështetur vazhdimisht.

Partia e Drejtësisë kërkon votën tuaj!

Votoni nr  #142

Voto #142 Qeverisje me drejtësi

Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan

Hapësirë e sponsorizuar

Related Articles