Kandidati për trajner të Chelseat mbërrinë në Londër për takim me drejtuesit e klubit

Kandidati për trajner të Chelseat mbërrinë në Londër për takim me drejtuesit e klubit

Chelsea është në kërkim të trajnerit që do ta zëvendësoj Graham Potterin e shkarkuar ditë më parë.

“Blutë” e Londrës kanë në listën e dëshirave dy trajnerë. Bëhet fjalë për Julian Nagelsmann dhe Luis Enriquen.

Ky i fundit ka mbërritur në Londër për t’u takuar me drejtuesit e klubit londinez, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të transferimeve, Nagelsmann mbetet i preferuari i londinezëve.

Enrique raportohet se synon një përvojë të re në Premierligë dhe se do të ishte 100 përqind i gatshëm të marrë drejtimin e Chelseat.

“Luis Enrique ka mbërritur sot në Londër për të diskutuar me Chelsean – ai është një nga kandidatët” – ka shkruar Romano në Facebook.

Related Articles