Kalimi në finale pas 18 vitesh, tifozët pritën lojtarët e Osasunës në mënyrë spektakolare në orët e mëngjesit

Kalimi në finale pas 18 vitesh, tifozët pritën lojtarët e Osasunës në mënyrë spektakolare në orët e mëngjesit

Një pritje spektakolare iu bë futbollistëve të Osasunas nga tifozët pas kualifikimi në finale të Kupës së Mbretit pas 18 vjetësh.

Në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Bilbao, Osasuna luajti 1:1 në kohën shtesë ndaj Athleticos dhe me atë rezultat mbrojti avantazhin 1:0 të ndeshjes së parë.

Për trofeun e parë në Kupën e Mbretit, ata do të luajnë në finale kundër fituesit të ndeshjes mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Skuadra nga Pamplona ishte në finale për herë të parë dhe të vetme në vitin 2005. Betis i mposhti 2:1.

Lojtarët e Osasuna u pritën si heronj pas kthimit të tyre në qytet. Mijëra tifozë i pritën në një qendër të qytetit dhe organizuan skena të paharrueshme, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

Brohoritjet, fishekzjarret dhe mjetet piroteknike nuk munguan, ndonëse ishte vetëm ora 3 e mëngjesit.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet.

Related Articles