Kanë përfunduar pjesët e para në pesë takime të Superligës Së Kosovës në Futboll

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë takime të Superligës Së Kosovës në Futboll

Ndeshse mjaft interesante është duke u zhvillur në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku rezultati është i barabartë (1:1) në takimin Prishtina – Feronikeli. Rezultat identik është edhe në takimin që është cilësuar kryendeshja e javës, në Gjilan, ku po luajnë Drita – Ballkani.

Një tjetër rezultat i pritur është ai i takimit Trepa ’89 – Gjilani në Mitrovicë (0:1), ndonëse skuadra vendëse është tejet e rrezikuar për mbijetesë. LLapi – Besa në Podujevë dhe Arbëria – Drenica në Dobrajë, kanë mbyllur pjesën e para të takimeve të tyre pa gola (0:0).

Related Articles