Gërxhaliu e konfirmon për Gazetën “Enigma” gjetjen e dy trupave në Kizhevak të Serbisë

Gërxhaliu e konfirmon për Gazetën “Enigma” gjetjen e dy trupave në Kizhevak të Serbisë

Dy trupa janë gjetur nga gërmimet në Kizhevak të Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Një gjë të tillë për gazetën “Enigma” e ka konfirmuar, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu i cili ka theksuar po ashtu se rasti ka ndodhur gjatë ditës së shtunë. “Dy trupa kanë dal në sipërfaqe. Rasti ka ndodhur dje”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë se në Kizhevak të Rashkës në Serbi, kanë vazhduar gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, të cilat rifilluan më 5 maj të këtij viti.

Tashmë nga Qeveria e Kosovës kanë theksuar se gjatë këtyre ditëve, me qëllim të krijimit të mundësive për të vazhduar me zhvarrosjen e eshtrave, mbetjeve mortore, të viktimave të luftës, është bërë dekonservimi i terrenit për të filluar me gërmimet vlerësuese, përfshirë edhe largimin e dheut dhe gurëve të hedhur në këtë lokacion të varrezës masive gjatë vitit 1999 dhe vitet e para të pasluftës./Gazeta Enigma

Related Articles