Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se është kanosur nga një person i panjohur.
Sipas policisë, ky person ka tentuar që ta godasë me veturë dhe se gjatë tentimit ai e ka goditur veturën e policisë.
Rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.