Kanoset një polic në Mitrovicën e veriut, dikush tentoi ta godasë me veturë

Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se është kanosur nga një person i panjohur.

Sipas policisë, ky person ka tentuar që ta godasë me veturë dhe se gjatë tentimit ai e ka goditur veturën e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

“Mitrovicë Veri  19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull  kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

Related Articles