Është arrestuar një e dyshuar në Shtime për veprën penale “Kanosje”.
Sipas Policisë Rajonale të Ferizajit, e dyshuara, B.B (F/K) e moshës 47 vjeçare, kishte kanosur gjatë ditës së sotme rreth orës 13:00 një mjek të Qendrës Kryesore Familjare në Shtime me një thikë.
Ndërkaq, me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj e dyshuara është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.