Dogana e Kosovës ka zbuluar e sekuestruar të mërkurën në Han të Elezit sasi të madhe të drogës e cila po bartej me një kamion me targa të Turqisë, raporton Gazeta Enigma.
Droga me peshë 83.592 kg e llojit heroinë, e cila ishte kapur në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, ishte e fshehur në pajisje për ndriçim.
Si rrjedhojë, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, gjashtë nga ta janë kosovarë dhe një shtetas turk. Më pas janë kontrolluar edhe pesë lokacione.
Policia njofton për sekuestrimin e pasurisë së madhe.
“Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus, një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë./Gazeta Enigma/
Njoftimi i plotë i policisë:
BLERJA, POSEDIMI DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Pika Kufitare, Hani i Elezit (NN) 23.02.2022 – 14:00. Pas disa veprimeve operativo-hetimore gjatë një operacioni policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në 592 gr është ndaluar një kamion me targa të Turqisë, gjatë kontrollit në të janë gjete dhe sekuestruar 83 kg 592 gr substanca të dyshuara narkotike të cilat dyshohet të jenë heroinë.
Në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona meshkuj gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë, janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme. Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus, një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë. Të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.