Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 21:56 në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se kishte vërejtur një person brenda shtëpisë së tij. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se kishte hyrë brenda në shtëpi dhe kishte vjedhur mjete pune”, thuhet në raport.
