Kapet hajni që vodhi një veturë në Fushë Kosovë, ia kishte vendosur targat e vjedhura për të mos u zbuluar

Kapet hajni që vodhi një veturë në Fushë Kosovë, ia kishte vendosur targat e vjedhura për të mos u zbuluar

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Të tilla raste janë shumë të shpeshta dhe ndodhin shpesh edhe në hapësira e parkingje publike.

Një rast i tillë ka ndodhur para disa ditësh në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë ku një shofer kërkoi ndihmën e Policisë, pasi dikush ia vodhi veturën nga parkingu i një marketi. Sinjali mëson se viktima i kishte lënë çelësat brenda veturës dhe doli për të marrë diçka, por kur u kthye nuk e gjeti më automjetin aty.

Burimet nga Prokuroria thonë se rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat është identifikuar personi i dyshuar, i cili u zbulua se ishte recidivist i veprave penale. I njëjti u lokalizua dhe u arrestua nga Policia, ndërsa vetura u gjet në një lokacion ku e kishte dërguar i dyshuari

Sinjali mëson se brenda veturës nuk u gjetën shumë pjesë e madje as targat, pasi i riu dyshohet se ia kishte vendosur disa targa, që po ashtu i kishte vjedhur muajin e kaluar.

Pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Related Articles