Kapet me 200 kg kokainë në veturën zyrtare

Kapet me 200 kg kokainë në veturën zyrtare

Një kryebashkiak në Niger të Afrikës është prangosur pasi iu gjetën 200 kg kokainë në makinën e tij zyrtare.

Vlera e drogës përllogaritet në rreth 8.7 milionë dollarë. Burimet i thanë Reuters se kryebashkiaku dhe shoferi i tij, të cilët ishin në automjet në atë moment, u arrestuan me 199 pako kokainë në një pikë kontrolli në rrugën që shkonte në veri nga qendra tregtare e shkretëtirës Agadez.

Droga fillimisht po shkonte për në Nigeri përmes kufirit verior si destinacioni përfundimtar.

Pas këtij incidenti, koordinatori i njësisë së drogës së Interpolit, Jan Drapal, sugjeroi se mbretërit e drogës po dërgonin dërgesa më të mëdha në përgjigje të kërkesës në rritje evropiane.

Afrika Perëndimore mendohet të jetë një rrugë tranziti për drogën që vjen nga Amerika e Jugut në Evropë dhe ka regjistruar një sërë kapjesh rekord edhe në Nigeri vitet e fundit.

Senegali kapi më shumë se dy ton kokainë të pastër nga një anije në brigjet e tij në tetor. Dhe janarin e kaluar, autoritetet gambiane zbuluan gati 3 ton nga një dërgesë që vinte nga Ekuadori./Gazeta Enigma/

Related Articles