Kapet në flagrance një serb: Dyshohet se po kontrabandonte fruta

Kapet në flagrance një serb: Dyshohet se po kontrabandonte fruta

Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se kanë arrestuar një vozitës kamioni serb.

Ai dyshohet se nga Serbia po kontrabandonte fruta në drejtim të Kosovës.

I dyshuari është liruar ndërsa kamioni dhe malli janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri, me datën 26 korrik 2023, rreth orës 23:00, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.

Vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.

Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë:

  • pjeshkë 4200 kg,
  • nektarinë 3500 kg,
  • dardhë 1650 kg,
  • kumbull 1450 kg dhe
  • kajsi 800 kg.

Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’.

Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.

Related Articles