Kapet qeni që sulmoi mjekët në QKUK, Përparim Rama: Është në mbajtje

Kapet qeni që sulmoi mjekët në QKUK, Përparim Rama: Është në mbajtje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media të premten ka bërë të ditur se “është kapur” qeni që sulmoi të enjten tre mjekë në QKUK.

Sipas tij, qeni nuk ishte i trajtuar me procedurat e nevojshme.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së dje, dy mjekë janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një jashtë QKUK-së. Ata kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, pa ndonjë pasojë më të madhe.

“Më vjen keq për rastin e kohës së fundit me mjekët në QKUK. Është zënë qeni dhe e kemi parë që nuk ka qenë i trajtuar. Domethënë ka ardhur nga diku. Ai tani është në mbajtje dhe do të trajtohet në bazë të proceseve ligjore. Jemi duke bërë çdo gjë për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë”, ka thënë Rama.

Ai po ashtu tha se javën e ardhshme do të thërrasim konferencë në nivel lokal për zgjidhjen e këtij problemi.

Related Articles