Kapiteni i FSK-së vlerësohet si i diplomuari më i dalluar në kursin e Forcave Speciale në SHBA

Kapiteni i FSK-së vlerësohet si i diplomuari më i dalluar në kursin e Forcave Speciale në SHBA

Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke u vlerësuar me titullin “Distinguished Honor Graduate”.

Sipas njoftimit të FSK-së, kapiteni ka ndjekur për më shumë se tetë muaj, nga janari deri në shtator 2026, trajnimin për Green Berets në U.S. Army John F. Kennedy Special Warfare Center and School.

Programi përfshinte përgatitje të avancuar në taktikat e njësive të vogla, planifikimin dhe udhëheqjen e operacioneve speciale, si dhe kualifikimin për oficer të njësisë së Forcave Speciale 18A. Pjesë e trajnimit ishte edhe ushtrimi përfundimtar “Robin Sage”.

FSK-ja bëri të ditur se vlerësimi me titullin “Distinguished Honor Graduate” dëshmon performancën profesionale, lidershipin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit të kualifikimit.

Kjo arritje, sipas FSK-së, paraqet një sukses të rëndësishëm profesional dhe kontribuon në avancimin e kapaciteteve të FSK-së në fushën e operacioneve speciale dhe ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të SHBA-së dhe partnerët strategjikë.

Related Articles