Kapiteni i Llapit, Idrizi: rikthimi i tifozëve është super motivim për ne

Kapiteni i Llapit, Idrizi: rikthimi i tifozëve është super motivim për ne

Llapi nesër do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit, në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Llapi dhe Shkupi luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport. Bujar Idrizi, kapiteni i Llapit ka theksuar se rikthimi i tifozëve është një gjest i mirë, ndërsa shtoi se nesër nuk duhet të gabojnë.

“Mendoj që është një gjest shumë i mirë rikthimi i tifozëve në tribuna,  ne shpresojmë në kualifikim tutje, tifozët për ne janë lojtari i 12- të. E kemi studiuar mjaft mirë kundërshtarin, i dijmë pikat e dobëta dhe te forta. Ne nuk duhet të bëjmë gabime”, tha Bujar Idrizi në konferencë për shtyp.

Related Articles