Një dhomë e një shtëpie në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq, mbrëmjën e së martës është kapluar nga zjarri.
Si rrjedhojë një person ka marrë lëndime trupore.
Policia ka bërë të ditur se zjarri është shkaktuar nga një nxehëse elektrike, dhe se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma
Kaplohet nga zjarri dhoma e një shtëpie në Leposaviq, një i lënduar
