Është përfshirë nga zjarri kati i katërt i një ndërtesë në Durrës.
Kati i katërt i një ndërtese në Durrës, së fundmi është përfshirë nga flakët.
Siç raportohet, gjashtë persona kanë pësuar asfiksi dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, njofton Euronews.al, transmeton Gazeta Enigma.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët janë duke punuar për shuarjen e zjarrit si dhe po evakuojnë banorët, derisa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij zjarri. /Gazeta Enigma