Kaq bileta janë shitur për ndeshjen Ballkani vs Sivasspor

Kaq bileta janë shitur për ndeshjen Ballkani vs Sivasspor

Edhe pse kanë mbetur edhe katër ditë deri në fillimin e ndeshjes, Ballkani vs Sivasspor, AlbanianNews.net, merr vesh se janë shitur mbi 9.500 bileta.

Takimi është i vlefshëm për xhiron e katërt të grupeve në Conference League, derisa stadiumi “Fadil Vokrri”, duket i vogël për të plotësuar dëshirën e çdo shikuesi që të zë një vend në ulëset e tij.

Në xhiron e tretë, Ballkani mposhti pikërisht skuadrën e elitës turke, Sivasspor në shtëpinë e kësaj të fundit me shifrat 4:3.

Pas kësaj fitore Ballkani i Presidentit Arsim Kabashi nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, kaluan në krye të grupit falë 7 golave të shënuara, duke bërë për vete tifozë nga mbarë Kosova.

Me pikë të njëjta janë edhe tri skuadrat tjera, duke e bërë grupin të paqartë edhe pas tri xhirove.

Ballkani sot fitoi ndaj Malishevës, 2:1, në Albi Mall Super, duke vazhduar furishëm drejt mbrojtjes së titullit kampion, derisa supriza evropiane vazhdon.

Related Articles