Kaq nxënës shqiptarë ishin e kaq kanë mbetur sot në Bistricë të Leposaviqit (VIDEO)

Kaq nxënës shqiptarë ishin e kaq kanë mbetur sot në Bistricë të Leposaviqit (VIDEO)

Shefi i zyrës për komunitete në kuadër të komunës së Leposaviqit, Haki Imeri ka qenë i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ku u shtjelluan ngjarjet aktuale dhe ato të mëparshme në këtë komunë.

Në vitet e 90-ta, në këtë komunë u themelua dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të jetë akoma në funksion pavarësisht peripecive të veriut, ku siç thotë Imeri specifika aktuale që përballën është shpërngulja për shkak të gjendjes së veriut.

Imeri tregoi se gjatë viteve të 90-ta në këtë komunë, specifikisht në tre fshatrat që janë etnikisht shqiptare siç janë Bistrica e Shalës, Ceraja dhe Kushtova, ishin rreth 1200 banorë shqiptarë, ndërsa në shkollën shqipe “Kadri Bistrica” atë kohë ishin rreth 300 nxënës për të mbetur sot me vetëm 17.

Në Komunën e Leposaviqit gjatë dekadës para çlirimit pati edhe veprimtari kuluturore, sportive, për shëndetësi, arsim, solidaritet, mbrojtje e të tjera.

Por, si u zhvilluan këto veprimtari në Leposaviq në atë periudhë të vështirë, mund ta ndiqeni rrëfimin e Haki Imerit në videon në vijim:

Related Articles