Karateisti Zejnullahu i sjellë Kosovës medaljen e bronztë

Karateisti Zejnullahu i sjellë Kosovës medaljen e bronztë

Karateisti kosovar Ensar Zejnullahu vazhdon me sukseset në arenën ndërkombëtare, duke i sjellë Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për kadet, junior dhe U21, i cili po mbahet në Bari të Malit të Zi.

Zejnullahu e ka fituar medaljen e bronzë në kategorinë 63 kilogram te kadetët. Xhiron e parë kaloi pa kundërshtar, te dytën ndaj garuesit nga Maqedonia e Veriut me rezultat 9:1, për te vazhduar me fitoren ndaj garuesit të Bosnjës dhe Hercegovinës me rezultat 7:1.

Në xhiron e katërt u ndal nga garuesi i Malit të Zi, fitues i medaljës së artë në këtë kamiponat.

Zejnullahu në repesazh vazhdojë tutje, duke mposhtur garuesin nga Maqedonia e Veriut me rezultat 4:2 dhe atë të Rumanisë me rezultat 5:1.

Related Articles