Karim Benzema flet për rrugëtimin e tij deri tek Topi i Artë

Karim Benzema flet për rrugëtimin e tij deri tek Topi i Artë

Karim Benzema e ka fituar Topin e Artë për vitin 2022, të organizuar nga France Football.

Sulmuesi francez ka thënë se ai nuk ka ndaluar asnjëherë së punuari për këtë moment, derisa ka falënderuar bashkëlojtarët e tij për këtë të arritur.

“Kishte një periudhë të vështirë ku nuk isha në skuadrën franceze, por kurrë nuk pushova së punuari shumë dhe nuk hoqa dorë”, ka deklaruar fillimisht Benzema.

“Me të vërtetë ndihem krenar për udhëtimin tim këtu. Nuk ishte e lehtë ishte e vështirë. Të jem këtu sot për herë të parë, jam i lumtur, i kënaqur për punën time dhe dua të vazhdoj”.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi në Real Madrid dhe Francë dhe trajnerin tim dhe presidentin e Real Madridit që është këtu këtë mbrëmje dhe gjithashtu mbështetjen e Jean-Michel Aulas (presidenti i Lyonit).

“Ka shumë njerëz për të falënderuar. Është një çmim individual, por gjithsesi kolektiv për shkak të të gjithë atyre që luajtën një rol në të”, ka shtuar më tej sulmuesi i Los Blancos.

Benzema mposhti konkurrencën nga Sadio Mane, Kevin de Bruyne dhe Robert Lewandowski, për të fituar çmimin më të madh individual.

Related Articles