Në Komunën e Gjilanit po mbahet aktiviteti karvani shëndetësor “përSHËNDETje”, raporton Gazeta Enigma.
Qytetarët që marrin pjesë në aktivitet mund informohen për sëmundjet kronike jo-ngjitëse, siç janë hipertensioni, diabeti dhe sëmundje të tjera.
Koordinatorja për cilësi U.D, Dr. Ramize Ahmeti – Ibrahimi dha detaje për “Gazetën Enigma”, lidhur me aktivitetin që po mbahet afër Teatrit të Qytetit të Gjilanit.
“Aktiviteti ka për qëllim informimin për të gjithë qytetarët e komunës tonë për edukimin dhe promovimin shëndetësor për sëmundje kronike jo ngjitëse, siç janë hipertensioni, diabeti, sëmundjet kronike obstriktive të mushkërive, etj”, theksoi ajo.
Po ashtu aty do të jepen informata të rëndësishme mbi shëndetin sikurse janë: “Rreziqet e dietës ushqimore dhe parandalimi i këtyre rreziqeve, ekspozimi ndaj tymit të duhanit, konsumimi i alkoolit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, etj”.
Krejt këto shërbime do të ofrohen falas.
Përveç këtyre në një kënd të veçantë të hapësirës për më të vegjlit do të kujdesen animatorë me program argëtues.
Fushata “PërSHËNDETje” zbatohet nga OJQ MUNDËSIA, në kuadër të projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe i Cilësor (AQH) i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH, dhe ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të popullatës si dhe në sëmundjet jo të transmetueshme (SJT-të). /Gazeta Enigma